Ballina Lajme nga Vendi

Fier, linjë e re ujësjellësi për banorët e Portëzës

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Edhe pse kanë patur një kontratë të rregullt me Ujësjellës Kanalizime Fier, banorët e Portëzës prej vitesh kanë vuajtur mungesën e ujit, kjo për shkak të linjave tejet të amortizuara, por edhe të shpërdorimit të ujit në mënyrë abuzive.

Ndaj në këtë njësi administrative është shtruar linjë e re ujësjellësi, si dhe janë pajisur me matësa 96 familjet e para.

Sipas kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, “po vazhdon puna për shtrimin e linjave të reja edhe për 4 lagjet e tjera të kësaj njësie”.

“Formalizimi dhe investimi do të garantojnë një shërbim cilësor e të sigurt”, tha ai.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Cook pro një ligji për të dhënat personale në SHBA
Artikulli tjetërMasa e Sigurisë/ Ish-deputetët kërkojnë ndarje të çështjes nga “Avdylaj”