Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23.10.2018

STRASBURG (Francë) – Debat në lidhje me skandalin Facebook/Analytica në Parlamentin Europian dhe për mbrojtjen e të dhënave.

KRAKOV (Poloni) – Konferencë përgatitore ministrore përpara Cop24 e cila pritet të nisë në fillim të dhjetorit në Katowice.

LONDËR (Britani e Madhe) – Fjalim i Stefaan de Rynck, këshilltari i kryenegociatorit të Brexit për BE-në, Michel Barnier.

BUKURESHT (Rumani) – Matteo Salvini në takim me homologun rumun, Carmen Dan.

STRASBURG (Francë) – Presidenti rumun, Klaus Iohannis merr pjesë në një debat për të ardhmen e Europës.

ZHANJIANG (Kinë) – Manovrat e para të përbashkëta të Marinës kineze dhe asaj së Azisë Juglindore për zbutjen e tensioneve në Detin e Kinës Jugore.

STAMBOLL (Turqi) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan premton se do të zbardhë sot të vërtetën mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 23 tetor 2018
Artikulli tjetërSHKUP – Palmer: Votimi në favor të Marrëveshjes së Prespës pikë kthese në histori