Ballina Ekonomi

Restaurohet rruga për në kështjellën e shekullit XIII të Beratit

TIRANË, 22 tetor /ATSH/- Gur më gur rruga këmbësore “Mihal Komneno” që të çon në kështjellën e shekullit XIII të Beratit, u kthye siç ishte dikur, njësh me kalanë e Beratit dhe plotësisht e rikonstruktuar.

Ky investim u realizua në kuadër të programit “Per zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që po zbaton Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të fokusuar në jug të Shqipërisë, i financuar nga një hua prej 71 milionë dollarë nga Banka Botërore.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës urbane, rritjen e aseteve të turizmit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të turizmit në zona të përzgjedhura, nga qeveria shqiptare.

Përkatësisht, rehabilitimi i rrugës që lidh rrugën drejt kështjellës së Beratit, është pjesë e një skeme më të madhe të Strategjisë Urbane të Rigjenerimit të zonave brenda qytetit, e cila synon të aktivizojë jetën e qytetit dhe të ketë ndikim edhe në turizëm. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjëvara e Hinkës, bukuri natyrore në zemër të Myzeqesë
Artikulli tjetërTeatri Metropol emocionon publikun elbasanas me shfaqjen “Natën, Ma!”