Ballina Lajme nga Vendi

Mbështetje grave sipërmarrëse në Roskovec

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Bashkia Roskovec do të mbështesë me një projekt të veçantë  gratë sipërmarrëse që kanë një ide mbi ngritjen e një biznesi të suksesshëm, apo që duan të zgjerojnë një biznes ekzistues.

Zhvillimi i politikave për gruan sipërmarrëse është objektiv i rëndësishëm i kësaj bashkie, sepse fuqizimi ekonomik i gruas është nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Bashkia e Roskovecit fton të gjitha gratë sipërmarrëse, por edhe ato gra të cilat kanë dëshirë të hapin një biznes, por nuk kanë mundësi financiare, të bëhen pjesë e kësaj iniciative të ndërmarrë për herë të parë.

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 16 nëntor 2018. /m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPukë/ Përfundon asfaltimi i pjesës qendrore të qytetit
Artikulli tjetërITALI – Vdes Gilberto Benetton themeluesi i “Gruppo Benetton”