LONDËR, 22 tetor /ATSH-ANSA/ – Pikëpyetje të shumta ngrihen pas versionit zyrtar të vdekjes së gazetarit disident, Jamal Khasshoggi, por tani për tani përjashtohet hipoteza e sanksioneve nga ana britanike, ashtu si edhe nga Uashingtoni, kundër aleatit saudit, tha ministri britanik për Brexit, Dominik Raab, i cili pasi ka pranuar se në këtë çështje Riadi është “jo i besueshëm”, shtoi se qeveria konservatore e Theresa May nuk ka ndërmend t’u japë fund marrëdhënieve me Arabinë Saudite.
‘’Nuk ndërpresim marrëdhëniet jo vetëm për shkak të numrit të madh të vendeve britanike të punës që varen prej tyre, por edhe për shkak të ushtrimit të ndikimit tek partnerët me të cilët duhet të flasim”, tha Raab.
Ministri konservator kritikoi opozitën laburiste, që kërkon sanksione dhe bën thirrje për ngrirjen e menjëhershme të furnizimeve masive britanike të armëve për Riadin./ /os/ a.jor.























