Skemat e mbështetjes, rrisin numrin e të punësuarve në bujqësi
Skemat e mbështetjes, rrisin numrin e të punësuarve në bujqësiFrida Krifca, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural (AZHBR) tha për ATSH -në, se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, kriter i skemave të mbështetjes në bujqësi, ka qenë edhe sa do të ishte numri i të punësuarve të rinj në subjektet që ne mbështesim.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 20 Tetor 2018
TIRANË, 21 tetor /ATSH/- Skemat e mbështetjes rrisin numrin e të punësuarve në sektorin e bujqësisë.
Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural (AZHBR) tha për ATSH -në, se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, kriter i skemave të mbështetjes në bujqësi, ka qenë edhe sa do të ishte numri i të punësuarve të rinj në subjektet që ne mbështesim.

“Ne parashikojmë që në fund të vitit, nëpërmjet skemës mbështetëse të kemi një rritje të konsiderueshme të numrit të të punësuarve, tek ata që merren me bujqësi, 1200 prej tyre“, tha ajo. e.xh/ /a.g/






















