TIRANË,19 tetor /ATSH/ – Teatri i Kukullave çdo fundjavë rezervon argëtim dhe kulturë për spektatorin e vogël, me shfaqje interaktive dhe mjaft intersante, ku fëmijët zhyten në botën magjike të përrallave.
Këtë herë edhe ”Tre Derrkucët” kanë zgjedhur që historinë e tyre ta tregojnë ndryshe. Ata përballen me shumë vështirësi, madje dhe me vetë ujkun, por ky i fundit këtë herë do të na çudisë me zërin e një këngëtari të mrekullueshëm duke na falur një magji të vërtetë.
Çfarë rruge do të zgjedhin ata?
Këtë vogëlushët do ta shohim përmes premierës më të re “Tre derrkucët”, e cila do të shfaqet për ta në Teatrin e Kukullave më 21 tetor në orën 10:30 dhe 11:30. /a.a/j.p/























