Ballina Bota

SHBA – DASH falenderon Kotzias për Marrëveshjen e Prespës

ATHINË, 18 tetor /ATSH-ANA/ – Departamenti amerikan i Shtetit falenderoi ish-ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve greko-amerikane si edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

”Falenderojmë ministrin grek për shërbimin e përkushtuar dhe SHBA do të vazhdojë ta mbështesë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës”, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan, në një përgjigje për agjencinë gjysmëzyrtare greke të lajmeve, ANA.

“SHBA do të vazhdojë ta mbështesë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, që do t’i lejojë Maqedonisë të marrë vendin që i takon në NATO dhe në BE si ‘Maqedonia e Veriut”, tha zyrtari i DASH.

“SHBA u kërkon liderëve të dalin mbi politikat partizane dhe të kapin momentin historik për të siguruar një të ardhme të ndritur për vendin”, theksoi ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak28 milionë euro investime në 15 fabrika të kromit, 700 të punësuar
Artikulli tjetërKuvendi shqyrton sot buxhetin faktik të vitit 2017