TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Buxheti i vitit 2017 adresoi mbështetje financiare për realizimin e e tre projekteve të rëndësishme, pjesë të programit të strehimit.
Konkretisht në projektin për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin rom/egjiptian në bashki të ndryshme të vendit si në: Shijak, Elbasan, Fier, Rrogozhinë, Krujë, Librazhd, Lushnje, Rrëshen dhe Pogradec.
Në projekt, parashikohet rikonstruksioni i godinave në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore për strehim social për Bashkitë Patos dhe Koplik.
Ndërsa për projektin “Banesa me Qëllim Social”, për fazën e II-të, me 126 apartamente, u lidhen kontratat me të gjithë përfituesit. e.xh//e.caushi/























