NJU JORK – Investitorët e FB kërkojnë largimin e Zuckerbergut

NJU JORK, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Investitorë e mëdhenj publikë kanë mbledhur këshillin e administrimit për të përcaktuar rolin e ri presidentit të Facebook-ut, që do të jetë i çliruar nga kundërshtitë që kanë përfshirë kohët e fundit gjigantin teknologjik.

Një propozim i ri bën thirrje edhe për largimin e Mark Zuckerberg si kryetar bordi, pas skandalit me Cambridge Analytica dhe një shkelje të të dhënave që prekën 30 milionë llogari.

“Ne po hyjmë në një fazë të re të rritjes së Facebook”, tha një prej nënkryetarëve, Jonas Kron.

”Ndërsa krahasojmë mënyrat në të cilat teknologjia e Facebook ka tejkaluar aftësinë tonë për të kuptuar se si ndikon në shoqëri, është koha për të vendosur kufizime tek Zuckerbergu dhe për të bërë disa ndryshime strukturore”, shtoi ai.

Aksionerët akuzojnë Facebook për mungesa, keqpërdorim dhe polemika të rënda.

“Tani është koha për ndryshim dhe ne duhet t’i kërkojmë më shumë llogari Mark Zuckerbergut”, thanë aksionerët.

“Një bord i pavarur është thelbësor për kompaninë”, theksuan ata.

Iniciativa duket të jetë pak më shumë se një gjest simbolik, pasi themeluesi i Facebook-ut, Zuckerberg pothuajse ka kontrollin absolut të kompanisë./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.