Ballina Bota

SOFT NEWS – Një granatë të LIIB e konsideron… lodër!

DYSELDORF, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Një katërvjeçar gjerman nga qyteti i Gladbeckut, në Gjermaninë Perëndimore, u kthye nga një festë e kohëve të fundit në Holandë me një granatë dore të Luftës së Dytë Botërore në çantën e tij, njoftoi policia.

”Prindërit e djalit gjetën objektin e dyshimtë në çantën e djaloshit”, theksuan ata për gazetën ”WAZ”.

Hetimi zbuloi se djali kishte gjetur granatën me madhësinë e një bananeje, në një pellg dhe e kishte futur në çantën e shpinës pa u vënë re nga prindërit e tij.

Ekspertët e shërbimit të çminimit u siguruan për rrezikshmërinë dhe arritën ta çaktivizojnë atë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja U-17/ Nis grumbullimi për turneun zyrtar të UEFA-s
Artikulli tjetër“Tri gra dhe Misugi” premierë për artdashësit në Teatrin Eksperimental