TIRANË,16 tetor /ATSH/ – Rita Ora nuk di të ndalet. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është pjesë e albumit më të ri të grupit “Rudimental”.
Rita bashkëpunon për këngën “Summer love” në albumin më të ri “Toast to our differences”.
Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë gjë duke u shprehur se është tepër e lumtur që merr pjesë dhe mezi pret që të publikohet i plotë.
“Rudimental” është një bandë e njohur në Angli e përbërë nga katër anëtarë. /a.a/ /a.g/























