Ballina SPORT

“Kukësi” rigjen Rrumbullakun

TIRANË, 16 tetor/ATSH – A Fortuzi/ – Skuadra e “Kukësit” ka rigjetur Simo Rrumbullakun, që ishte i dëmtuar, duke rikthyer dhe qetësinë në repartin e mbrojtjes.

Kjo ndalesë e kampionatit, për shkak të angazhimeve të përfaqësueses Kombëtare në Ligën e Kombeve, i ka dhënë mundësi “Kukësit” të rikarikojë bateritë, madje të rigjejë dhe Rrumbullakun, që vjen nga një dëmtim.

Rrumbullaku konsiderohet një lojtar i rëndësishëm, për të cilin edhe vetë trajneri ka theksuar është ndier në javët e fundit. Gjirokastriti ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, atë ndaj “Flamurtarit” javën e dytë, ku pësoi një dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushave për një periudhë gati dymujore.

Edicionin e kaluar Rrumbullaku ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Kukësit”, teksa këto javë mungesa e tij dhe e mesfushorit Besar Musolli është ndier shumë te nënkampionët. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Doktorët gazmorë”, izraelitët trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë
Artikulli tjetërFOTO/ Kodiku i Purpurt i Beratit ose “Kujtesa e Botës”