MSA, komunat e Kosovës kanë përmbushur 67% të detyrimeve
MSA, komunat e Kosovës kanë përmbushur 67% të detyrimeveSekretarja e ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukë-Imeraj tha se nga viti 2013 kanë identifikuar të gjitha obligimet që janë për komunat për MSA-në, dhe tanimë çdo muaj kanë takime me përfaqësuesit e komunave për t’i identifikuar të gjitha obligimet që kanë komunat. Ajo lavdëroi punën dhe angazhimin për MSA-në.http://ata.gov.al/2018/10/16/%E2%80%8Bmsa-komunat-e-kosoves-kane-permbushur-67-te-detyrimeve/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 16 Tetor 2018
TIRANË, 16 tetor/ATSH – A Fortuzi/ – Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67% të obligimeve që dalin nga marrëveshja e Stabilizim-Asoociimit, por detyrimet nuk janë përmbushur në niveli nacional, ku deri më tani është përmbushur vetëm 12 për qind.
Kështu u tha në prezantimin e raportit “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar instituti GAP, ku fajtor për nivel qendror u tha se është opozita që nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve, ndërsa për nivel lokal i cili është i çakorduar, u tha se janë kapacitetet e pamjaftueshëm njerëzore dhe buxhetore.
Sekretarja e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukë-Imeraj tha se nga viti 2013 kanë identifikuar të gjitha obligimet që janë për komunat për MSA-në, dhe tanimë çdo muaj kanë takime me përfaqësuesit e komunave për t’i identifikuar të gjitha obligimet që kanë komunat. Ajo lavdëroi punën dhe angazhimin për MSA-në.
“MSA e përmbushur vetëm 12 për qind. Në kriteret politike, komunat kanë arritur një përformancë 70% të implementimit, në 6-mujorin e parë është fjala, në kriteret ekomomike 65% dhe në standardet europiane 65%. Më duhet të them se në vitin 2017, detyrat e komunës nuk kanë qenë të përfshira në planin kombëtar të MSA-së, të cilin e raporton Ministria e Integrimit Evropian dhe pavarësisht këtij rezultati inkurajues që në total është 67 %, ne kemi të përmbushur në nivelin nacional vetëm 12% të MSA-së, deri në këtë moment“, ka thënë Ukë-Imeraj.
Kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, Blerta Deliu tha se MSA është kontrata më serioze në mes BE-së dhe Kosovës. /j.p/






















