BERLIN, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria e Koalicionit të Madh gjerman duhet të rifitojë besimin e humbur, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve bavareze.
Këtë deklaratë shefja e ekzekutivit gjerman e bëri në një fjalim me rastin e ditës së shoqatës gjermane për tregtinë e jashtme, BGA.
“Rezultatet më të mira ekonomike dhe papunësia në nivelet më të ulëta nuk janë të mjaftueshme, nëse njerëzit nuk kanë besim tek aktorë politikë”, shtoi ajo.
”Që nga dita e djeshme nxora konkluzionin se, si kancelare duhet të bëj më shumë që koalicioni të rimëkëmbet dhe të kthejë besimin”, theksoi ajo./ /os/ a.jor.






















