Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe presidenti kuban hap profil në Twitter

HAVANA, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel i cili erdhi në pushtet në muajin prill, hapi sot profilin e tij në Twiiter, duke konfirmuar ndryshimin e stilit në raport me vëllezërit Castro, paraardhësit e tij.

Ishte Ministria e Punëve të Jashtme që në një postim në Twitter, përshëndeti hapjen e profilit zyrtare në Twitter @Twitter i presidentit të këshillave të Shtetit dhe të ministrave #Cuba, Miguel Diaz-Canel Bermudez, @DiazCanelB, me rastin e 150 vjetorit të fillimit të luftës për pavarësinë.

As Fideli as Raul Castro nuk kanë patur një profil zyrtar në Twitter.

Në postimin e parë, Miguel Diaz-Canel, 58 vjeç njoftoi se ndodhej në qytezën e Demajagua, në lindje të ishullit, vendi me më shumë ndjenja patriotike, #Ne Jemi Kuba dhe # Ne Jemi vazhdimësia’’.// v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Emërimet e reja të gjyqtarëve rikthejnë tensionet me BE-në
Artikulli tjetërDjokoviç: Dua të kthehem numri 1, do të shfrytëzoj çdo mundësi