AXHENDA NDËRKOMBËTARE  10.10.2018

HAGË (Holandë) – Gjykata më e lartë e OKB-së do të dëgjojë pretendimet e palës amerikane në një proces të nisur nga Irani, i cili kërkon t’i kthehen mbrapsht miliarda asete të ngrira.

ROTERDAM (Holandë) – 70 automjete të ushtrisë britanike do të mbërrijnë mbi një anije në Roterdam, përpara se të përshkojë disa shtete të Europës në një nga manovrat më të mëdha ushtarake të NATO-s prej vitesh.

BRUKSEL (Belgjikë) – Fjalim i Michel Barnier, kryenegociator i BE-së për Brexit, një javë nga samiti vendimtar, gjatë një konference shtypi në Parlamentin Europian.

HAGË (Holandë) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e ftuar në një darkë pune me kryeministrin holandez, Mark Rutte. Në program, përgatitja e samitit të ardhshëm europian dhe Brexit.

PARIS (Francë) – Seancë dëgjimore e ish-shefit të grupit të sigurisë të presidencës së Republikës për çështjen ‘’Benalla’’.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë shtypi e prezantimit të një raporti për humbjet ekonomike që lidhen me katastrofat natyrore në 20 vitet e fundit.

STAMBOLL (Turqi) – Rinis procesi gjyqësor i Can Dündar, Erdem Gül dhe Enis Berberoglu, të akuzuar për veprimtari terroriste pas publikimit në vitin 2014 të një sërë të dhënash që dëshmonin se Turqia kishte dërguar armë grupeve islamike në Siri.

PANAMA CITY (SHBA) – Uragani ‘’Michael’’ pritet të prekë sot brigjet e Floridës.

UASHINGTON (SHBA) – Komisioni ekzekutiv mbi Kinën i Kongresit amerikan do të mbajë një konferencë shtypi në lidhje me një raportin e saj vjetor për të drejtat e njeriut në Kinë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.