Ballina Ekonomi

Miratohet modeli i tregut të gazit natyror

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot modelin e tregut të gazit natyror.

Modeli i tregut i gazit natyror, i përcaktuar në këtë vendim, do të jetë i aplikueshëm në momentin që do të bëhet efektiv aktiviteti në tregun e gazit natyror i shoqërisë TAP AG ose i shoqërisë “ALBGAZ”, sh.a. si dhe në çdo rast që një shoqëri e gazit natyror do të ketë aktivitet komercial në tregun e gazit.

Sipas këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Enti Rregullator i Energjisë, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, sigurojnë monitorimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të modelit të tregut të gazit natyror.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enti Rregullator i Energjisë dhe “ALBGAZ”, sh.a., e “Albpetrol”, sh.a../m.m/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Kitts dhe Nevis
Artikulli tjetërBasha: Përgjimi i ”Babales” i vërtetë, zëri është i Agron Xhafës