LUKSEMBURG, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Ministrat europianë të Mjedisit u mblodhën sot në Luksemburg për të arritur një marrëveshje për uljen e emetimeve të CO2 tek makinat e reja, një ditë pas paralajmërimit të ekspertëve të OKB-së mbi rreziqet e ngrohjes klimatike.
Ata parashtruan mbi tryezë një propozim për arritjen e një kompromisi për një ulje prej 35% në 2030, në raport me 2021, përgatitur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së. Një objektiv që Gjermania synon të ulë, në disavantazh me shtete të tjera të cilat e kritikojë për të dobësuar industrinë e automjeteve.
Ulja e propozuar nga Austria është më ambicioze se ajo e sugjeruar nga Komisioni Europian në fund të 2017 (-30% të emetimeve mesatare të CO2 në 2030), por vijon të mbetet dukshëm nën normën prej 40% të mbrojtur nga Parlamenti Europian.
Përpara negociatave mes eurodeputetëve për pragun e ri që do të zbatohet në BE, shtetet anëtare duhet të tejkalojnë ndasitë, nën presionin e një industrie të shqetësuar nga këto rregulla të reja./ /v.b/ a.jor.























