Ballina Kulturë

Shqipëria në sytë e Sandra Hoffmann

TIRANË, 8 Tetor /ATSH/ – “Unë kam një ëndërr’ është një seminar me shkrimtaren gjermane Sandra Hoffmann që do të mbahet në Tiranë në kuadër të Tetorit gjerman.

Sandra Hoffmann është një shkrimtare e lirë dhe jep mësim lëndën “shkrim krijues”. Për romanin e saj të fundit “Çfarë do t‘i mungojë atij kur të vdesë” (2012) ajo mori çmimin Thaddäus-Troll. Në vitin 2018 ajo u nderua me çmimin Hans-Fallada të qytetit të Neumünster-it. Romani i saj “Paula” është duke u përkthyer në shqip dhe do të botohet në tetor 2018.

Goethe-Zentrum, Ambasada Gjermane dhe shoqata kulturore Poeteka kanë ftuar Sandra Hoffmann në Tiranë për të mbajtur lexime letrare dhe workshope.

Seminaret e Sandra Hoffman mund të ndiqen:

9.10.2018, ora 09:00 – 12:00, Libraria Tirana Times
16.10.2018, ora 09:00 – 12:00, Libraria Tirana Times
23.10.2018, ora 09:00 – 12:00, Libraria Tirana Times
25.10.2018, ora 18:00, Libraria Tirana Times

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja
Artikulli tjetërBorchardt: Zero tolerancë për dhunën me bazë gjinore