TIRANË, 5 tetor /ATSH/ – Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se janë krijuar 14 mijë e 929 biznese të reja që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.
Sipas ministrit Ahmetaj, për periudhën janar-shtator 2018, shënohen 9357 biznese të reja ekonomike.
Kompanitë zgjeruan fitimet me 16.7 miliardë lekë
Ministri Ahmetaj, bëri publike për herë të parë shifrat e fitimit të kompanive, pa përfshirë fitueshmërinë e kompanive publike.
Për vitin 2017 fitimi i kompanive është rritur me 16.7 miliardë lekë, krahasuar me një vit më parë, deklaroi ministri Ahmetaj.
/e.xh//e.caushi/























