Ballina Lajme nga Vendi

Fier, ndërhyrje në rrugët e brendshme të qytetit

Fier, ndërhyrje në rrugët e brendshme të qytetit

Rikonceptimi i blloqeve të brendshme të banimit, si dhe rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të qytetit është një nga projektet mbi të cilat po bazohet puna e bashkisë së Fierit. Investimet në infrastrukturën e brendshme të lagjeve të Fierit po vijojnë me prioritet për të garantuar kushte më të mira për qytetarët.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 5 Tetor 2018

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Rikonceptimi i blloqeve të brendshme të banimit, si dhe rikonstruksioni i rrugëve të brendshme të qytetit është një nga projektet mbi të cilat po bazohet puna e bashkisë së Fierit.

Investimet në infrastrukturën e brendshme të lagjeve të Fierit po vijojnë me prioritet për të garantuar kushte më të mira për qytetarët.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, bëri të ditur se aktualisht po punohet për të eliminuar një problematikë shumëvjeçare në brendësi të lagjes “29 Nëntori”.

Gjatë vitit 2018, Bashkia ka kryer disa investime në rrugët e qytetit, duke i dhënë një pamje mbresëlënëse qytetit, në jug të vendit.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi kufitar Shqipëri-Greqi, thirrja e 4-t për projekte strategjike
Artikulli tjetërSllovenia mbështetje Bashkisë Dibër në sektorë të ndryshëm