Ballina Lajme nga Vendi

UKT zgjidh problemin e ujit të pijshëm për banorët e Shkozës

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ – Infrastruktura e rrjetit të ujit të pijshëm në Tiranë është duke u përmirësuar çdo ditë.

Pas një sërë investimesh në kryeqytet, UKT ka zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për banorët e Shkozës, duke garantuar cilësi dhe sasi për banorët e kësaj zone.

Pas sinjalizimit nga banorët e zonës, ekipet e UKT janë angazhuar në terren për zgjidhjen e problemit, që u arrit në një kohë mjaft të shpejtë.

Specialistët e UKT bashkë me mjetet e tyre realizuan 9 ndërhyrje në pika ku dyshohej se mund të ndikonin në cilësinë e ujit. Tashmë linja e furnizimit është 100% në funksion dhe banorët përfitojnë furnizim normal. Për çdo problematikë, UKT ka vendosur në dispozicion të qytetarëve edhe një numër pa pagesë: 08004488. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada e SHBA-së feston përvjetorin e rihapjes në Tiranë
Artikulli tjetërProgrami “LEAD Albania” edhe për 5 vite në Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja