Ballina Bota

KILI – Sekuestrohen të gjitha pasuritë e ish-diktatorit Pinochet

SANTIAGO, 4 tetor /ATSH-ANSA/ – Një gjykatë kiliane urdhëroi konfiskimin e të gjitha pasurive që i përkisnin Augusto Pinochet-it (1973-1990) dhe që trashëgoheshin nga familja e ish-diktatorit, sipas mediave kiliane.

Vendimi u mor pas një kërkese të Këshillit të Mbrojtjes të Shtetit, i cili urdhëroi sekuestrimin e pasurive (1.6 milion dollarëve) të përfshira në vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me çeshtjen e Banco Riggs për të cilat Pinochet u akuzua për përvetësim të fondeve publike.

Rezoluta e re e drejtësisë në këtë mënyrë ndikon plotësisht mbi trashëgiminë, që arrin në 17.8 milionë dollarë, të cilat ish gjenerali i kishte përfituar për familjen e tij, përveç vendosjes së çdo veprimi të tjetërsimit mbi tërësinë e pasurive të mbetura për vejushën, fëmijët dhe nipat e Pinochetit.   /os/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma zgjedhore, Bushati: Angazhim për të bashkëpunuar me opozitën
Artikulli tjetërShmangia e abuzimeve, licencat e farmacistëve online