TIRANË, 4 tetor /ATSH/- Drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur zbatimin e Planit Operacional përmes strukturave të saj për muajin tetor. Parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në sektorin e tatim-taksave janë edhe qëllimi i zbatimit të këtij plani.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përmes këtij plani synohet garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor, identifikimi i tatimpaguesve që nuk përdorin kasë fiskale si dhe arkëtimi i borxhit për debitorët.
Ndërkohë, në zbatim të tij do të ushtrohen kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet si pika shitje karburanti.
Plani është parashikuar të zbatohet konkretisht në: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë. /e.xh/j.p/











