TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Beppe Marotta mori vendim që të largohej nga “Juventusi”, pas disa vitesh në krye të skuadrës.
Tifozët e “Zonjës së Vjetër” mbetën të shokuar me vendimin e tij, pasi nuk e kishin pritur një gjë të tillë. Sipas “Rai Sport”, Marotta u larguar nga “Juventusi” shkaku i Mattia Caldaras.
Drejtori italian kishte refuzuar kategorikisht që ta shisnin mbrojtësin te “Milani”, pasi sipas tij ai ishte shumë i vlefshëm për skuadrën.
Sipas të përditshmes italiane, ky vendim i “Juventusit”, e acaroi tej mase Marottan, që vendosi të largohej pas fitores ndaj “Napolit”.
/gj.m/j.p/























