TIRANË, 1 tetor /ATSH/- Gjatë periudhës, janar-gusht 2018 individët, përshpejtuan rritjen e kredisë, kryesisht në lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë (BSH).
Sipas BSH-së, cilësia e kredisë për individët është përmirësuar, duke sjellë rënien e raportit të kredive me probleme në nivelin 7.5%, ndonëse për kredinë e pambrojtur nga rreziku i
tërthortë i kursit të këmbimit, ndryshimi ka qenë i papërfillshëm.
Rezultatet e vrojtimit të BSH-së mbi gjendjen financiare dhe ngarkesën në borxh të familjeve, tregojnë që ajo mbetet përgjithësisht në nivele të përshtatshme dhe më e përqendruar tek familjet me të ardhura më të larta. Për shumicën e familjeve huamarrëse vlerat e shërbimit të borxhit zënë jo më shumë se 30% të nivelit të të ardhurave, bën të ditur BSH-ja. e.xh/j.p/






















