Ballina Aktualitet

PD: Arrestimi i djalit të deputetit, fasadë

TIRANË, 1 tetor /ATSH- I. Vata/ – Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e ka konsideruar arrestimin e djalit të deputeti Rrahman Rraja, si fasadë për të mbyllur skandalin e përfshirjes së zyrtarëve të lartë të PS-së në këtë skandal.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD-së, Tabaku shprehet se “Opinioni publik u tondit dje kur mësoi nga kryeministri, se djali përdhunues i deputetit të PS-së Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë ku vetë kush rënë dakord tre muaj më parë, me 21 korrik atë të përndjekjes se vajzës së cilën e përdhunoi dhe e torturoi”.

“Të gjitha këto janë vepra të rënda penale por me mbrojtjen e plotë të kryeministrit dhe prokurorinë është duke e gjykuar me akuzën më të lehtë për t’i garantuar lehtësim të akuzës dhe nëse shpallet fajtor i biri i deputetit do dalë nga qelia pas 6 muajsh. Ndërkohë deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje dhe vazhdon të jetë e kërcënuar nga bandat”, – tha Tabaku.

Tabaku, shton se: “Vajza e re dhe familja nuk është marrë në mbrojtje sepse institucionet për parandalimin e dhunës në familje nuk funksionon, sepse institucionet e specializuara për ndihmë janë nën urdhrin e pushtetit. Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë? Është se akuza për përndjekje, ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet në natën e 21 korrikut, ku në praninë e një oficeri policie e detyruan vajzën që ta tërheqë dëshminë e saj. Që prej asaj nate, prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim, ndonëse opozita e ka denoncuar këtë fakt. Policia bëri gjitha për të fshehur gjurmët e krimit dhe tani po bëjnë show e radhës, arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Arrestimi fasadë ka për qëllim mbylljen e skandalit të përfshirjes së niveli më të larta të PS-së dhe vetë deputetit Rrahja”, – u shpreh deputetja.

Në fund, deputetja Tabaku shprehet se “tani është momenti ta ndalim shtetin mafioz. Sot unë do t’i bashkohem protestës për të treguar se jam një qytetare e lirë. Së bashku mund ta ndalim krimin”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Monumenti i Skënderbeut në Lezhë, kualifikohen 5 punime fituese
Artikulli tjetërKORE E JUGUT – Nis çminimi i një zonë në kufirin  midis dy Koreve