TIRANË,1 tetor /ATSH/ – Maja e Gjallicës është tashmë një destinacion për turistët dhe të pasionuarit e ngjitjes të cilët gjatë udhëtimit të tyre, shoqërohen edhe nga mikpritja e banorëve të zonës ku është pikënisja e udhëtimit.
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka ndarë disa foto të alpinistëve nga të dyja anët e bjeshkëve, që kanë ngjitur së fundmi majën e Gjallicës.
Tashmë destinacionet turistike më të preferuara nga turistët janë vendet me terren malor, pasi dhe koha është e përshtatshme pë të bërë turizëm eksplorimi dhe ngjitje në terrenet malore që në Shqipëri janë të larmishme.
Gjallica është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit. Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit, mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit.
Lumi i Lumës ka gërryer një kanion të thellë mes Malit të Koritnikut dhe Gjallicës, duke formuar Grykën e Vanave, kurse në jug, Gjallica ndahet nga Mali i Kolesjanit nga një përrua që ka formuar një kanion po ashtu të thellë.
Në majën e Gjallicës ku flladi i freskët dhe bukuritë natyrore janë fantastike./a.a/j.p/



























