Ballina Ekonomi

Fermerët, zero kosto për marrjen e aktit të pronësisë deri më 31 dhjetor 2018

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ – Të gjithë fermerët kanë afat deri më 31 dhjetor 2018, të  aplikojnë pranë njësive vendore, vetëm me një kërkesë dhe një certifikatë familjare pa asnjë kosto financiare, për marrjen e aktit të pronësisë së tokës bujqësore.

Zv.ministria e Bujqësisë Ermira Gjeçi tha se, në të gjithë vendin numërohen mbi 5% e fermerëve, të cilët nuk kanë asnjë dokument për tokën që përdorin. Ndërsa veriu është zona me numrin më të lartë të fermerëve me këtë problematike.

“Afati ligjor 31 dhjetor 2018 nga ana tjetër do të thotë që të gjithë ata, të cilët minimalisht nuk do të kenë paraqitur kërkesën e tyre pranë bashkive ose njësive administrative do të përballen me gjykatat që të përfitojnë atë që ligjërisht i takon”, deklaroi Gjeçi.

Sipas saj, akti i pronësisë i jep mundësi fermerëve ta shesin, ta këmbejnë apo të kryejnë  transaksione shit-blerje duke zhvilluar tregun e tokës, ashtu sikundër mund ta lënë në trashëgimi tokën konform ligjit. e.xh//e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEtnografia dhe arkeologjia e Shqipërisë, në penelin e piktorit Rakip Shabani
Artikulli tjetërReferendumi, Rama thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Votoni për të ardhmen e fëmijëve