TIRANË,27 shtator /ATSH/ – Ditët Europiane të Trashëgimisë erdhën ndryshe në kalanë e Beratit. Ekspozimi i elementëve realë të peizazhit të qytetit të Beratit të gjetura në mjaft vepra të piktorëve të huaj, që kanë vizituar këtë qytet mbresëlënës, erdhën për publikun në një ekspozitë.
Ekspozita fotografike “Berati në Penën e të huajve” solli veprat e disa prej piktorëve të huaj si Cockerell, Sockli, Lear, Gordon, Bauernfeind, të cilat erdhën për publikun në një format të printuar.
Të punuara në teknika të ndryshme si akuarele, gravura, vizatime, piktura kavaleti (vaji) etj. Ato paraqesin peizazhin kulturor dhe social të qytetit, qysh prej vitit 1813.
Ekspozita e vendosur në mjediset e Kalasë së Beratit tërhoqi vëmendjen e mjaft turistëve që kishin mbushur kalanë. /a.a/

































