Ballina Bota

SPANJË – Valls hedh kandidaturën për bashkinë e Barcelonës

MADRID, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Shtet i ri, përballje e re. Ish-kryeministri francez, Manuel Valls do të hedhë sot kandidaturën për të marrë drejtimin e bashkisë së Barcelonës, ku shpreson të përmbysë peizazhin politik. Sfidë tej mase me rrezik.

Pas javë hezitimesh, ish-socialisti pritet të njoftojë rreth orës 19:00 sipas orës lokale (17:00 GMT) vendimin e tij në Qendrën e Kulturës Bashkohore të Barcelonës, në qendrën historike të qytetit të dytë më të madh të Spanjës, pikërisht aty ku lindi 56 vite më parë.

Megjithëse ai e prezanton si diçka të pritshme, përpjekja e tij, një kandidatutë për kryetar bashkie pas një karrierë politike në një shtet tjetër do të ishte e pazakontë në këtë nivel në Europë.

Çdo qytetar i BE-së mund të kandidojë në zgjedhjet lokale në një shtet tjetër brenda Unionit që prej Traktatit të Mastrihtit./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës – Mbi 71 mijë udhëtarë me tragete gjatë shtatorit
Artikulli tjetërBuallicat në moçalishten e Karavastasë tërheqin vëmendjen e vizitorëve