TIRANË, 25 shtator /ATSH/ – Bashkia Korçë nëpërmjet një platforme funksionale “Përmirëso qytetin” synon të rrisë ndërgjegjësimin e banorëve për të qenë aktivë në identifikimin, raportimin, diskutimin dhe monitorimin e zgjidhjes së problemeve të ndryshme që ndesh komuniteti.
Në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale (ReLOaD), financuar nga Bashkimi Europian, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) në Shqipëri, në bashkinë Korçë u zhvillua sot një takim prezantues i projektin “Jepi zgjidhje”, i cili ndër të tjera parashikon edhe vënien në funksionim të platformës “Përmirëso qytetin”, duke kontribuar dhe mundësuar kështu një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Qëllimi specifik i Programit ReLOaD është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile, duke inkurajuar sinergji bashkëpunimi që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetesës.
ReLOaD në Shqipëri pritet të zbatojë rreth 50 projekte në 12 bashkitë partnere dhe të ofrojë shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët që marrin
shërbime në këto bashki.e.xh/e.caushi/



























