TIRANË,22 shtator /ATSH- Qendra Multi-funksionale në fshatin Shtoj të Njësisë Administrative Rrethina e Bashkisë Shkodrës, është në fazën e saj të rikonstruksionit të plotë.
Rehabilitimi i ndërtesës së vjetër të shkollës në fshatin Shtoj i Vjetër, është mundësuar falë bashkëpunimit të Bashkisë së Shkodrës me World Vision, me një vlerë totale 5.5 milion lekë.
Përveç mjediseve në dispozicion të shërbimeve që Bashkia ofron për komunitetin në qendrat multi-funksionale, është parashikuar edhe vendosja e Qendrës Shëndetësore si pjesë integrale e ndërtesës.
Punimet parashikohen të përfundojnë në fund të këtij viti dhe më pas, do të nisë ofrimi i shërbimeve për të gjithë banorët. /j.p/





















