Ballina Bota

LONDËR – Grayling: BE të pranojë kompromisin në negociatat mbi Brexit

LONDËR, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian do të duhet ta pranojë një kompromis në negociatat mbi Brexit ose epilogun e pashmangshëm të një ”divorci” traumatik pa asnjë marrëveshje, theksoi ministri britanik i Transporteve, Chris Grayling, pas përfundimit i samitit të Salzburgut, që sipas medias britanike u etiketua si “një poshtërim” për kryeministren Theresa May.

Kompromisi, të cilit i referohet Grayling, ka të bëje me çështjen e kufirit të ardhshëm midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut dhe të ashtuquajturit ”backstop”, mekanizëm si garanci ligjore e detyrueshme që Brukseli synon të imponojë.

”Një mekanizëm, që nuk mund të parashikojë rregulla doganore midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Madhe”, paralajmëron Grayling.

”BE na kërkon në këtë moment një gjë të pamundur, të papranueshme për çdo qeveri britanike, megjithatë jemi të bindur se një marrëveshje ende mund të arrihet dhe se gjuha e ashpër e Salzburgut nga liderët europianë ishte në thelb e parashikueshme në këtë fazë”, theksoi Grayling./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInspektim Xhamisë së Plumbit në Shkodër para restaurimit
Artikulli tjetërOKB – Guterres: Marrëveshja e emrit me Maqedoninë shumë pozitive