Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Nëse FB nuk respekton rregullat do të penalizohet

BRUKSEL, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Facebook duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet e përdorimit dhe shërbimeve të ofruara për përdoruesit e tij, përndryshe BE do t’u kërkojë autoriteteve për Mbrojtjen e Konsumatorit për të ndërhyrë me sanksione, theksuan burime nga institucionet e Brukselit.

Ultimatumi u dha nga komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jurova, duke pasur parasysh angazhimet e marra shkurtin e kaluar nga kompanitë Google, Twitter, dhe tani edhe nga Airbnb.

”Facebook-u  është e vetmja kompani që ka bërë një progres shumë të kufizuar”, theksoi ajo.

“Durimi ka arritur kufirin, po presim nga FB për një kohë të gjatë të reagojë, ka ardhur koha për veprime konkrete dhe jo premtime dhe në qoftë se ndryshimet e kërkuara nuk do të zbatohen deri në fund të vitit, atëhere do t’u  bëjmë thirrje autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit për të sanksionuar shoqërinë’’, shtoi Jurova./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransferimet e prokurorëve, opozita padit Kryeprokuroren Arta Marku
Artikulli tjetërAksioni në Jalë, shkarkohen nga detyra 4 inspektorë të IKMT