Ballina Bota

ATHINË – Kotzias & Maas: Marrëveshja e Prespës historike

ATHINË, 21 shtator /ATSH-ANA/ – Marrëveshja e Prespës e nënshkruar nga Athina dhe Shkupi ishte një hap përpara dhe promovon sigurinë dhe zhvillimin në Ballkan dhe Europë, deklaruan ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologu i tij gjerman Heiko Maas gjatë takimit të tyre në Athinë, sipas shtypit grek.

Gjatë takimit me Maas në Ministrinë e Jashtme greke, Kotzias vuri në dukje se marrëveshja kishte ndihmuar Greqinë “të dilte nga një burg që disa shpresojnë se do të rihyjnë”.

Ai theksoi përgjegjësinë e Greqisë për rajonin e Ballkanit si dhe kontributin e tij në reduktimin e tensioneve përmes nismave të ndryshme të nisura nga diplomacia greke.

Maas vuri në dukje kontributin kryesor Kotzias kishte pasur në nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se qëndrimi i tij ishte përgjegjës dhe kontribuoi në sigurinë e rajonit dhe të Europës.

‘’Pa përkushtimin personal të Kotziasit dhe këmbënguljen dhe durimin e treguar nga të dy palët, ne kurrë nuk do të kishim arritur ketu, kjo është diçka që mund të mos u pëlqejë të gjithëve, por një shenjë e një politike përgjegjëse”, tha ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspertë nga “Europa Nostra” për kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit
Artikulli tjetërVIETNAM – Vdes presidenti Tran Dai Quang