Ballina Lajme nga Vendi

Devoll, punohet për sistemimin e kanalizimeve në fshatin Pilur

TIRANË, 20 shtator /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Devoll vazhdon investimet për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve në fshatin Pilur dhe Vërlen, si dhe shtrimin me çakull të rrugëve bujqësore.

“Agjencia e Shërbimeve, bashkia Devoll, vazhdon punët në terren në dobi të komunitetit. Jemi duke sistemuar rrjetin e kanalizimeve në fshatin Pilur dhe fshatin Vërlen”, shprehet bashkia.

Po ashtu, bashkia shton se “paralelisht, vazhdojmë me çakullimin e rrugëve bujqësore në qytet, si edhe në fshatrat Cangonj, Ziçisht, Kuç dhe Progër”. j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO – Shkodra me kurorën e saj të gjelbër në Ballkonin e Bunës
Artikulli tjetërDrama “Peng” vjen premierë tek “arTurbina”