PNOM PEN, 19 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria kamboxhiane ka ndaluar një baladë khmeriane, që bënte fjalë për kushtet e këqija të punës me të cilat ballafaqoheshin punëtorët vendas, njoftoi sot media lokale.
”Kënga e titulluar ‘Only True Love Remained’ (Vetëm dashuria e vërtetë mbetet’) tregon historinë e një gruaje të joshur në punë si një shërbëtore me një rrogë të mirë, vetëm për argëtim për njerëzit e këqinj që abuzojnë me gratë”, sipas tekstit të qeverisë kamboxhiane.
Ministria kamboxhiane e Punës tha në një deklaratë të hënën se kënga mund të ketë pasqyruar realitetin vite më parë, por sot jeta e punëtorëve është përmirësuar sepse qeveria u ka dhënë atyre mbrojtje dhe të drejta të plota.
Ministria e Informacionit urdhëroi të gjitha mediat të ndalonin transmetimin e këngës në mënyrë që “të parandalonin efektet negative mbi ndjenjat dhe dinjitetin e punëtorëve, ndërkohë që qeveria po përqendrohet tek ata për t’u dhënë atyre të drejta të plota”, raportoi ”Khmer Times”.
Këngëtarja Keo Chansamphors, e cila e këndoi për herë të parë këtë këngë para 10 vitesh, tha se ajo pasqyron ngjarje të vërteta./ /os/ a.jor.























