Ballina Lajme nga Vendi

Programi YES, bursë e plotë për të studiuar një vit në SHBA

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ – Të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar të kalojnë një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mësojnë për kulturën amerikane dhe të ndajnë traditat me amerikanët mund të aplikojnë në programin “YES” me një bursë e plotë.

Ky program i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane, pa pagesë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se të gjtihë të interesuarit mund të regjistrohen paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak).

Për më shumë informacion dhe detaje, mund të kontaktohet American Councils në adresën [email protected].

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomia shqiptare, model për rritjen progresive
Artikulli tjetërVlerat e trashëgimisë kulturore dhe foklorike, zbresin në qytetin e Klosit