Ballina Bota

KUBË – Diaz-Canel pro martesave homoseksuale

HAVANË, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel deklaroi se ishte pro përfshirjes në Kushtetutën e re, aktualisht në debat, të martesës midis personave të së njëjtës gjini.

Lideri Diaz-Canel në një intervistë dhënë për televizionin latino-amerikan ‘’Telesur’’, e transmetuar dje, pohoi se ishte dakord. Ai beson se fakti i njohjes së martesës midis personave, pa kufizime, i përgjigjet problemit për të eliminuar çdo lloj forme të diskriminimit në shoqëri.

Kubanët nisën në mesin e muajit gusht diskutimet për një projektkushtetutë të re, e cila pranon gjithashtu pronën private dhe i hap rrugën legalizimit të martesës midis personave të së njëjtës gjini, një nga kërkesat kryesore të komunitetit LGBT të ishullit.

Miratimi i mundshëm i martesës homoseksuale ka ngjallur kundërshtime të forta nga kisha katolike lokale./ /v.b/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlazh në brigjet e Kirit edhe në këto ditë të ngrohta shtatori
Artikulli tjetërInvestimet në arsim, libra falas në shkollat e Shkodrës