Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17 shtator 2018 

SOÇI (Rusi) – Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në një moment kur Ankaraja përpiqet për arritjen e një armëpushimi në provincën rebele të Idlebit, në veriperëndim të Sirisë.

VJENË (Austri) – Agjencia IAEA-së përgjegjëse për monitorimin e instalimeve iraniane organizon asamblenë e përgjithshme të saj në një moment kritik për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

BERLIN (Gjermani) – Takimi i Komisionit të Punëve të Brendshme të Bundestag-ut mbi ngjarjet në Chemnitz.

UASHINGTON (SHBA) – Publikimi nga Banka Botërore të të dhënave të fundit për varfërinë ekstreme.

ALGJER (Algjeri) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Algjerinë ku pritet të takohet me homologun algjerian dhe presidentin, Abdelaziz Bouteflika./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUdhëtimi i parë i Air Albania, studentët e ekselencës përvojë mbresëlënëse
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 17 shtator 2018