Ballina Lajme nga Vendi

Violeta, gruaja e cila i tha STOP dhunës

TIRANE, 15 shtator /ATSH/ -Violeta është ndër grate e cila i tha STOP dhunës dhe tashmë po ndërton një të ardhme të mirë së bashku me vajzat e saj.

Me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror ajo ka filluar punë, ndërkohë që 3 vajzat e saj janë gati për në shkollë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se “Violeta është ndër gratë më të forta që kam njohur, ajo ja doli, i tha STOP dhunës dhe po ndërton një të ardhme të mirë së bashku me vajzat e saj.
Shërbimet tona sociale i ofruan të gjithë përkujdesjen në Qendrën Kombëtare të Trajtimit Viktimave të Dhunës në Familje. Sot, Violeta ka një jetë të re së bashku me vajzat e saj”.

“E gjithë vëmendja jonë është tek njerëzit në nevojë, duke i ndihmuar ata drejt integrimit në shoqëri dhe jetesës së pavarur”, deklaron ministrja./e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShëtitorja e Dhërmiut, me një shesh të ri panoramik
Artikulli tjetërAlibeaj: Kompania e bixhozit të vëllait të ministrit dhjetëfishoi të ardhurat