Ballina Lajme nga Vendi

Policia rrugore kontrolle intensive, 12 të arrestuar

TIRANË, 14 shtator/ATSH – A.Fortuzi/ – Policia Rrugore e Tiranës, në bazë të analizave të bëra për shkaqet e aksidenteve të ndodhura më parë si dhe evidentimin e njollave të zeza, ka hartuar një tjetër plan operacional “Tispol Shtator 2018”, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Nisur edhe nga fakti që jo vetëm ne rrugët urbane por edhe ne disa rruge Inter-urbane te kryeqytetit po kryhen punime, ka një fluks të shtuar trafiku dhe për ketë arsye shume drejtues mjetesh kryejnë manovra të gabuara në rrugë, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, pozicionime te gabuara ne korsitë e lëvizjes, mos përdorim te rripit te sigurisë, kaskës mbrojtëse, përdorim të celularit gjet drejtimit të automjetit, shkelje të semaforit dhe mos dhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha etj,

Gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore e Tiranës, ka evidentuar një numër të konsiderueshëm shkeljesh administrative për te cilat ka përpiluar edhe procesverbalet përkatëse me qellim adresimin e tyre për shqyrtim dhe gjykim ne Organin Administrativ Shtetëror, ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë, konkretisht janë konstatuar dhe ndëshkuar: 25 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara. 18 lejedrejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit. 35 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit te sigurimit. 12 për shkelje të semaforit. 25 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar. 67 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Gjithashtu ne funksion te kontrolleve, janë arrestuar ne kushtet e flagrancës 12 shtetas, nga te cilët 6 për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, 4 për drejtim mjeti të pa pajisur me lejedrejtimi, 1 për korrupsion aktiv ndaj funksionareve qe ushtrojnë funksione publike dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Policia Rrugore e Tiranës nisur edhe nga fakti se me fillimin e javës që vjen do ketë fluks akoma më të rënduar pasi nis procesi mësimor 2018-2019, apelon që prindërit që shoqërojnë fëmijët në shkolla të përdorin mjetet e transportit publik, për të shmangur ngarkesën e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së jetës. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMësuesit shqiptarë në nivelin e atyre europianë
Artikulli tjetërMësuesit, kërkesë llogarie drejtorëve të shkollave