Qeveria shqiptare dhe PNUD, program vetëpunësimi për të rinjtë

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) lançojnë nesër programin e vetëpunësimit për të rinjtë.

Përmes një njoftimi PNUD informon të gjithë të rinjtë që i përkasin grupmoshës 18-31 vjeç, të aplikojnë deri më 30 shtator 2018, me ide dhe projektet e tyre për biznes, në këtë program për të përfituar mbështetje, në angazhimin e tyre në punë.

“A i përkisni grupmoshës 18-31 vjeç? Nëse po, nesër vjen një lajm i mirë. Bashkë me Embassy of Switzerland in Albania, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit lançojmë thirrjen e tretë për programin e vetëpunësimit.

Nëse keni ide biznesi, atëherë prisni deri nesër për lajmin e mirë”, citon njoftimi i publikuar nga PNUD. /e.xh/j.p

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.