Parku Qendror në Zharrëz, gati projekti

Parku Qendror në Zharrëz, gati projekti

Parku Qendror në Zharrëz, gati projektihttp://ata.gov.al/2018/09/10/parku-qendror-ne-zharrez-gati-projekti/Projekti për ndërtimin e Parkut Qendror synon krijimin e zonave sportive si pistë vrapimi, zona çiklizmi, fushë futbolli, zona e pushimit -piknik, zonave të shërbimeve dhe krijimi i një ambienti për amfiteatër si edhe pedonale ndërlidhëse.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 10 Shtator 2018

 

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Transformimi i fushës së vjetër në Zharrëz, në një hapësirë të përbashkët kreative është projekti i radhës i bashkisë së Patosit që synon të zhvillojë urbanizimin e kësaj zone.

Projekti për ndërtimin e Parkut Qendror synon krijimin e zonave sportive si pistë vrapimi, zona çiklizmi, fushë futbolli, zona e pushimit – piknikut, zonave të shërbimeve dhe krijimi i një ambienti për amfiteatër, si edhe pedonale ndërlidhëse.

Projekti synon të ritrajtojë hapësirat e oborrit të shkollës dhe komunës, ku do të pozicionohet edhe një mbikalim që do të lidhë të dyja anët e rrugës, duke u ardhur në shërbim nxënësve të shkollës dhe duke shmangur lëvizjen mes automjeteve në këtë aks.

Ndërkohë në këtë njësi administrative janë duke u zbatuar projekte dhe duke u realizuar investime të miratuara. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.