Ballina Kosova

Vuçiç: Të përpiqemi për krijimin e urave të besimit me shqiptarët

MITROVICË, 9 shtator /ATSH–TANJUG/ – Të krijojmë ura besimi me shqiptarët, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në Mitrovicë.

”Për herë të parë nuk mbaj mend sesa vite kanë kaluar pa gjak, pa vdekje, pa tmerre dhe pa varre, por me punë, dije dhe me fëmijët tanë”, shtoi ai.

“Ideja është që të mbrojmë popullin tonë. Ideja është që të ruajmë paqen dhe që të përpiqemi, të paktën të përpiqemi, të krijojmë ura besimi me shqiptarët, të luftojmë për një marrëveshje edhe kur e dimë se një marrëveshje është pothuajse e pamundur, sepse gjithçka tjetër na çon në një humnerë dhe në fatkeqësi”, theksoi ai.

“Qëllimi im është që ky vend të jetë i madh, por jo duke pushtuar Ballkanin apo botën, por duke pushtuar të ardhmen”, deklaroi Vuçiç./ /sm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Mister Bean: Nuk më pëlqen… puna që bëj!
Artikulli tjetërGJENEVË – UNESCO: 750 milionë persona në botë janë analfabetë