Ballina Aktualitet

Platforma e bashkëqeverisjes, 18 508 ankesa të përfunduara

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ – Platforma e bashkëqeverisjes me qytetarin, ka përfunduar (duke shqyrtuar dhe dhënë zgjidhje) 18 508 ankesave kundrejt 19 863 ankesave të regjistruara në total në këtë platformë.

Sipas informacionit të publikuar në “Pasqyrën Javore” të qeverisë, në nivel qendror numri i ankesave të përfunduara shënon shifrën 16 077, kundrejt totalit prej 17075 ankesa të regjistruara në këtë nivel.

Ndërkohë, që në nivel vendor, kundrejt totalit prej 2788 ankesave të regjistruara, janë përfunduar 2431 ankesa.

Në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarin, këtë javë raportohen 5 raste të spikatura, përkatësisht 3 raste në Ministrinë e Drejtësisë, 1 rast në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë dhe 1 tjetër në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Interesi i qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes po rritet gjithë e më shumë. Sipas të dhënave të fundit numri i logimeve, ose i aplikimeve në këtë platformë shënon në total 49 487 dhe numri i regjistrimeve të reja arrin 10 220 aplikime.

Qeveria Rama, ka vënë në zbatimin platformën e bashkëqeverisjes me qytetarin, duke i dhënë mundësinë çdokujt nga qytetarët t’i drejtohen platformës online www.shqiperiaqeduam.al dhe mund të bëhet pjesëtar i bashkëqeverisjes, duke parashtruar çdo ankesë, problem apo sugjerim që i shërben një bashkëqeverisje më të mirë. e.xh//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta në Drenicë për vizitën e Vuçiç-Policia: Situata e qetë
Artikulli tjetërVuçiç në Kosovë- Thaçi: Protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk na ndihmojnë