TIRANË, 7 shtator / ATSH/- Në qarkun Kukës, në veri të vendit,po shkon drejt përfundimit procesi i shpërndarjes së librave falas, për ciklin e ulët të arsimit të detyrueshëm.
Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana, tha sot për ATSH-në, se procesi i shpërndarjes së librave falas për ciklin e ulët, po vijon normalisht dhe nesër ky proces do të përfundojë për qytetin e Kukësit, për të filluar në zonat rurale.
Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Arsimore Rajonale, u bënë sot pjesë e procesit të shpërnarjes së librave falas për fëmijët e ciklit të ulët në shkollat, “Riza Spahiu” dhe “Asim Vokshi” në Kukës.
Pakot e librave janë të përgatitura me shumë kujdes të grupura me regull dhe interesi i fëmijëve dhe prindërve është shumë i madh, shprehet Kuçana.
Sipas tij, ku proces po vijon normalisht dhe brënda afateve kohore të parashikuara edhe në zonën e Hasit dhe të Tropojës.
Qeveria miratoi në fillim të muajit korrik vendimin që dhënien e teksteve shkollore në përdorim falas, për të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
Pas këtij vendimi në gjithë vendin ka nisur procesi i shpërndarjes së librave falas përkëtë kategori nxënësish, i cili aktualisht po shkon drejt shpërndarjes përfundimtare.e.xh/j.p/



























