Ballina Aktualitet

Siguria ushqimore, AKU mbyll lokalin e dasmave në Peshkopi

TIRANË, 4 Shtator /ATSH/-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe kontrollin në lokalet e dasmave.

Trupa inspektuese e drejtorisë së AKU-së, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” i cili kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë me vlerën 300.000 lekë si dhe masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – 2,6 milionë votues ndryshojnë qëndrimin mbi Brexit
Artikulli tjetër400 mijë nxënës me tekste të Cambridge, Oxford, Pearson